Në vitin 1961, Shefqet Hysa mbaroi shkollën e mesme për ndihmës mjek, por pasioni i tij, që do ta shoqëronte deri sot, kur është plot 87 vjeç, do të ishte mjekësia popullore.

Ai studioi bimët që rriten në zonën e Dumresë dhe vetitë e tyre shëruese i vuri në ndihmë të njerëzve. Në studion e tij modeste në Belsh gjen literaturë pafund për bimët mjekësore dhe mënyrat e aplikimit të tyre.

“Gjatë kohës që punoja interesohesha tek të moshuarit për bimët mjekësore. Në 1968 u ngrit Instituti i Mjekësisë Popullore në Tiranë dhe u dha porosia për grumbullimin e bimëve mjekësore. Këtu mora shkas për studime të mëtejshme. Kur dola në pension ju përkushtova mjekësisë popullore”, shprehet mjeku popullor, Shefqet Hysa.

Teksa konsultohej me botimet shkencore të Institutit të Mjekësisë Popullore Shefqeti trajtonte raste të tilla si Alopecia, gurët në veshka etj.

Kam trajtuar gurët në veshka, mëlçinë, alopecia etj. Kam pasuruar raste interesante të një fëmijë pa asnjë qime në trup. E kurova disa kohë dhe filluan ti dalin qerpikët, vetullat dhe më pas nisën t’i dalin flokët“, shprehet Hysa.

Sipas Shefqet Hysës, mjekësia popullore ka shumë vlerë, por gjithmonë pas asaj shkencore. Por ai vuri re me keqardhje se mashtrimet nëpërmjet mjekimeve popullore janë shtuar.

“Pak punohet për mjekësinë popullore, Tashmë ka një problem të madh. Televizori, telefonat mashtrojnë me reklamat. Ata thonë ky ilaç shëron për tre ditë por njerëzit gënjehen”.

Edhe pse gati 90 vjeç, Shefqeti punon me pasion duke u shërbyer njerëzve, porosi që ja la nëna kur për herë të parë e dërgoi në punë, t’u shërbente njerëzve, sidomos të moshuarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA