Makina e bërë “shoshë”! Zbardhen pamjet nga atentati në qendër të Athinës, si vrasësit me pagesë ekzekutuan mafiozin grek me plumba blindshpues kallashnikovi

14/01/2024 09:17

Zbardhen pamjet nga atentati ndaj Vangjelis Zabunis, anëtar i njohur i mafias greke u ekzekutua gjatë natës në qendër të Athinës.

44-vjeçari, të cilit i frikësoheshin bandat për shkak të sulmeve të herëpashershme ndaj tyre, i kishte shpëtuar në fill një atentati të mëparshëm. Megjithatë, porositësi i krimit mori masa të forta për “heqjen qafe” të Zabunis, duke punësuar vrasës me pagesë dhe armë të rënda gjatë atentatit.

Pavarësisht se viktima ishte duke lëvizur me një “BMW” të blinduar, kjo nuk ka qenë pengesë për ekzekutorët, të cilët kanë përdorur plumba blindshpues kallashnikovi penetruar në xhamin e blinduar dhe kënë të vdekur në vend kapobandën greke.

FOTO GALERI
3/5
Makina bërë “shoshë” me plumba blindshpues kallashnikovi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA