Producentja Sara Hoxha ka zbuluar disa detaje gjatë edicionit kryesor të lajmeve në Top Channel, në prag të nisjes së “Big Brother VIP 3”.
Ndërsa na ndajnë pak minuta për premierën e këtij sezoni të ri, hyrja e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të ndahet në dy pjesë. Këtë të shtunë do të hyjë njëra pjesë e banorëve, kurse të martën do të hyjë pjesa tjetër.
Producentja tha se formati do të jetë i njëjtë, ndërsa do të ketë banorë nga fusha e artit apo televizionit.
“Nën moderimin e Ledion Liços do të jetë një zë mashkullor, formati do të jetë i njëjti, janë banorët ata që do ta bëjnë të suksesshëm, kemi disa banorë, do ta ndajmë në dy puntata, sonte do të hyjnë një pjesë, të martën pjesa tjetër, janë disa nga artistët që ka Shqipëria sot.
Janë të fushës së artit, televizionit, disa aktorë, moderatorë, suksesi që ka pasur Big Brother po hyjnë gjithë zemër, pse jo për ta fituar këtë Big Brother. Mund ta ndjekin sonte në Youtube ose duke shkarkuar aplikacionin e Digitalb”, tha producentja.
Top Channel