Pamjet/ Kaos në spitalin e Shkodrës, momenti kur zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët dhe nxjerrin pacientët

13/01/2024 18:54

Reparti i Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë nga zjarri këtë të shtunë.

Zjarri ka rënë në dhomën e mjekut të rojës dhe më pas tymi ka bllokuar të gjithë repartin.

Disa pacientë janë nxjerrë jashtë dhe janë boshatisur disa reparte të spitalit.

Sipas informacioneve, nuk ka pacientë të lënduar, ndërsa forca të shumta zjarrfikësish po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në spitalin e Shkodrës, i cili krijoi kaos këtë mbrëmje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA