I fshehur mes publikut në studion e “Big Brother VIP”, Elvis Myrtaj u prezantua si banori më i ri i shtëpsië më të famshme në Shqipëri.

Elvisi ka lindur në Elbasan më 16.08.1986 dhe është gazetar i kronikës së zezë në televizionin “Fax News”. Ai është bërë viral për disa lapsuse gjatë raportimeve, teksa tha se tashmë është koha që t’i futet dhe botës së “show biz”-it.

Sa i përket banorëve që tashmë kanë hyrë, ai tha se i trembet Meri Shehut, teksa me Rike Koçin do të flirtojë, pasi ai shpreson që të gjejë dhe dashurinë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër, ai tha se nuk ka lajmëruar askënd nga puna që po hyn në BBVIP, duke u kërkuar falje. Ai kishte dhe porosi për opinionistët, teksa tha: “Ti Arbër je limotoz po më shave… ndërsa ti Ori, më shaj, thuaj çfarë të duash“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA