25-vjeçari në pamundësi për të bërë dializë, Fiksi zgjidh problemin! Familja me shtëpi e punë të re

12/01/2024 20:52

25-vjeçari nga Radokali i Sipërm në Pogradec prej 9 muajsh nuk ka me se të shkojë në spitalin e Korçës për dializë.

Një djalë 25-vjeçar i quajtur Ronaldo Hidri nga fshati Rodokal i sipërm një vit më parë është operuar nga zemra dhe fill pas operacionit ka patur komplikacione tek të dyja veshkat, si rrjedhjojë përfundoi në dializë…

Prej 9-muajsh bën dializë në spitalin e Korçës. Fshati Radokal i Sipërm është 50 km larg Pogradecit, por rruga e fshatit është shumë e keqe. Nuk futet as ambulanca dhe as furgon që të shkojë tek shtëpia e tij. Ronaldo përveç probleme shëndetësore jeton në kushte të mjerueshme në fshatin Radokal të Sipërm. Atij nuk i rimbursohen as shpenzimet për rrugën dhe as ilaçet, të cilat i kushtojnë shumë…

Në Fiks Fare u drejtuan banorët të cilët donin ta ndihmonin këtë djalë dhe familjen e tij.

Ata duke e njohur familjen ishin vënë si fshat në dispozicion të tij, komshiu 3 herë në javë me automjetin e tij personal e çonte në Pogradec, ku nga aty Ronaldo merrte ambulancën dhe shkonte të bënte dializën në Korçë. Një ditë dialize për Ronaldon dhe komshiun e tij nuk është e lehtë. Zgjimi është në ora 04:00 të mëngjesit. Me mbërritjen në Pogradec komshiu rri e pret deri sa Ronaldo të shkoj e vij nga Pogradeci në Korçë e më pas të rikthehen në fshat. Me një përllogaritje të thjesht që bën gazetarët e Fiksit bashkë me Ronaldon atij minimalisht vetëm që të bëj dializë tre herë në javë për gjithë muajin i duhen 70 mijë lekë. E kushtet në të cilat ai jeton bashkë  me prindërit e vëllanë e vogël janë ekstreme. Mbahen vetëm me ndihmat që u çojnë fondacionet.

Fiks Fare duke parë gjendjen e Ronaldos dhe familjes së tij u interesua pranë Bashkisë Pogradec. Ku me ndihmën e kryetarit të bashkisë Ilir Xhakolli bëjnë të mundur zgjidhjen e problemit. Kryetari premton se familjen e Ronaldos do e zbresin në Pogradec ku do t’i rimbursohet bonusi i qirasë dhe se familja do futet në programin e përfitimit të banesës sociale. Në lidhje me prindërit e Ronaldos, kryetari shprehet se ata do punësohen në ndërmarrjet e bashkisë.

Me lot në sy Ronaldo dhe prindërit e tij falenderojnë Fiks Fare për zgjidhjen e problemit dhe mundësinë e tij për të vazhduar dializën.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA