Izraeli akuzohet nga Afrika e Jugut për gjenocid në Gaza, çështja shkon në gjykatën e lartë të OKB-së! Çfarë është në rrezik

11/01/2024 08:32

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të hapë një seancë dy-ditore në procedurat e ngritura nga Afrika e Jugut e cila akuzon Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.

. Kjo gjë që mund ta çojë gjykatën të urdhërojë një pezullim urgjent të fushatës ushtarake të Izraelit në enklavë.

GJND-ja, e themeluar në vitin 1945, është gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara dhe shqyrton çështjet e ngritura nga shtetet që akuzojnë të tjerët për shkelje të detyrimeve të tyre të traktatit të OKB-së. Afrika e Jugut dhe Izraeli janë nënshkrues të Konventës së Gjenocidit të vitit 1948, që do të thotë se ata janë të detyruar të mos kryejnë gjenocid dhe ta parandalojnë dhe ndëshkojnë atë. Konventa i jep automatikisht juridiksionin e GJND-së mbi shtetet nënshkruese.

Në një  dosje prej 84 faqesh në GJND, Afrika e Jugut argumentoi se Izraeli po kryen gjenocid duke vrarë palestinezët në Gaza, duke shkaktuar lëndime të rënda mendore dhe trupore, evakuim të detyruar, uri të përhapur dhe duke krijuar kushte “të llogaritura për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik. ”

“Izraeli është përfshirë dhe ka dështuar të parandalojë apo ndëshkojë akte dhe masa që janë gjenocidale, që përbëjnë shkelje flagrante të detyrimeve të Izraelit”, thuhet në dosje. Ai gjithashtu akuzoi Izraelin se ka dështuar për të frenuar nxitjen për gjenocid në deklaratat publike nga zyrtarët e tij.

OKB-ja e përkufizon gjenocidin si një akt “i kryer me qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”. OKB -ja thotë  se ajo u zhvillua “pjesërisht në përgjigje të politikave naziste të vrasjeve sistematike të popullit hebre gjatë Holokaustit”.

Kolegji prej 15 gjyqtarësh i GJND-së, i cili ndodhet në Hagë në Holandë, është zgjeruar nga një gjyqtar shtesë nga secila palë në këtë çështje. Izraeli do të përfaqësohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë në pension  Aharon Barak , një 87-vjeçar i mbijetuar i Holokaustit dhe Afrika e Jugut nga Dikgang Moseneke , ish-zëvendëskryetari i drejtësisë së vendit.

Afrika e Jugut është planifikuar të paraqesë argumentet e saj gojore të enjten dhe Izraeli të nesërmen.

Pas përfundimit të seancës të premten, mund të kalojnë ditë ose javë para se gjyqtarët të nxjerrin një vendim për masat emergjente. Izraeli do të jetë në gjendje të kundërshtojë juridiksionin e gjykatës dhe mund të kërkojë heqjen e çështjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA