“Vuajta 4 vite burg, kam rezerva”/ Ish-drejtori i ndërmarrjes në Ministrisë së Mbrojtjes dëshmon për “Gërdecin”: Ai aktivitet demontimi nuk parashikohej në legjislacionin shqiptar

10/01/2024 13:02

Në procesin ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, dëshmoi Ylli Pinari, ish-drejtor i ndërmarrjes shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, MEICO.

Pinari tha se Petrick Henry e ka njohur përmes rrugëve elektronike në 2005-2006.

“MEICO ishte pika e parë e kontaktit për të blerë stokun e jashtëzakonshëm të municionit që kishte ushtria. Në vitin 2002 falë një vendimi të qeverisë u listuan nëpër panaire mallra, municione që të shiteshin. Patrick Henry ka ardhur 10-12 herë në fillim të vitit 2006. Na ka prezantuar një projekt të tij për të bërë demontim industrial duke ofruar teknologjinë që kishte. Demonstroi makineritë që dispononte. Ishte i interesuar për gëzhojat që kishin material tunxhi. Kërkonte të dhënat për këto municione në listën prej 102 tonësh qëka i kishte vënë në dispozicion për të shkatërruar apo demontuar ushtria. Janë këmbyer rreth 10-12 emaile për mënyrën se si do bëhej ky proces. Patrick thoshte ‘ju po i digjni kot këto municione sepse mund t’i shisni’. Ka vizituar repartet ushtarake duke propozuar të mos digjeshin por t’i viheshin në dispozicion ato me tunxh që ai të mund ti demontonte. Ka qenë vera e 2006, që MEICO i paraqiti propozimin Ministrisë së Mbrojtjes.

Në një dokument të 27 dhjetorit 2006, zyra e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, i kërkon MEICO-s, një situatë mbi interesin e shitjes së këtyre municioneve. Patrick përmendi edhe një kompani të krijuar nga vetë ai “Alba Demil” me dy ortakë, Patrick Henry dhe Mihal Delijorgji. Këtë të fundit e njoh prej 1993, se si janë vetë ata nuk e di, nuk refuzoj t’iu përgjigjem pyetjeve por nuk e mbaj pasi ka kaluar kohë e gjatë”.

Kam vuajtur 4 vjet burg për këtë çështje dhe kam rezervat e mia për atë proces gjyqësor, ka vijuar Pinari, në dëshminë e tij.

“Patrick Henry i interesonte gëzhoja e tunxhit që në MM ishte raportuar 400 milion të tillë. Se si është përzgjedhur kompania amerikane SAC, nuk është bërë nga ne, as nga Ministria e Mbrojtjes, por Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Shumë fishekë me gëzhojë tunxhi të raportuara, rezultuan se ishin të veshura dhe u refuzuan nga SAC. Nga parashikimi fillestar prej 400 milion fishekësh rezultuan më pak. Ishte menaxhim skandaloz i ushtrisë. Urdhri që doli nga Forcat e Armatosura, kishte devijimi VKM-ja, na detyronte që transporti të paguhej nga MEICO, urdhër absurd i FA. Pavarësisht se transporti vijonte, në MEICO, nuk ka ardhur asnjë faturë. Unë mendova që kjo do e shkatërronte MEICO-n, dhe nuk kemi bërë reagim te Ministria e Mbrojtjes, s’kemi pyetur fare se si është përcaktuar pika e demontimit në Gërdec. Nuk e di nëse Ministria e Mbrojtjes, ishte apo jo në dijeni të “Alba Demil”. Kur është bërë kontrata me SAC, i kam kërkuar specialistëve të mi licencën. Ky aktivitet demontimi as në Amerikë nuk licensohej dhe deri në 2009 ky lloj aktiviteti nuk parashikohej në legjislacionin shqiptar”.

Sipas tij, Shtabi i Forcave të Armatosura, bënte inspektim, por nuk kishte licensë.

“Edhe në Poliçan, Gramsh dhe Mjekës, demontimi bëhej me urdhër të Shtabit. Ky i fundit bënte inspektimin por nuk kishte licencë. Në atë periudhë po punonim për hartimin e një ligji për licencimin e kompanive demontuese”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA