New York Times: Alpet Shqiptare, majat e thepisura ku enden alpinistët dhe bredhin barinjtë! Ja pse duhet ta eksploroni

10/01/2024 12:25

E famshmja New York Times, në sugjerimet e destinacioneve kryesore që duhen vizituar në vitin 2024 ka përfshirë Alpet Shqiptare, me Bjeshkët e Namuna. 

Prestigjozia amerikane shkruan se ky thesar i bukurisë shqiptare ka mahnitur alpinistët që e kanë zbuluar, kjo për shkak edhe të qetësisë. Por kjo qetësi, sipas tyre, mund të mos zgjasë shumë, pasi eksploruesit po kërkojnë të vizitojnë liqenet e qelqta e të paprekura.

Sigurisht nuk mund të mos linin pa përmendur Thethin, fshatin turistik me bujtina e femra, apo Qafën e Valbonës me lufinat me lule të egra dhe kopetë.

Vargmali i largët malor në Shqipërinë veriore, i njohur si Bjeshkët e Nemuna, ose Alpet Shqiptare (edhe pse arrin edhe në Mal të Zi dhe Kosovë), ka mahnitur prej vitesh alpinistët që kërkojnë qetësi midis majave të tij.

Mund të mos jetë paqësore për një kohë të gjatë: Linjat ajrore buxhetore si Ryanair dhe Wizz njoftuan rrugë të reja për në Shqipëri, duke i bërë liqenet e saj të qelqtë dhe milje me shtigje relativisht të paprekura më të aksesueshme për eksploruesit që kërkojnë një parajsë të përballueshme.

Dikur të arritshme vetëm me makinë me katër rrota, fshatrat veriore si Thethi tani janë të arritshme nga një rrugë malore e ngushtë por e asfaltuar, megjithëse shoferët mund të kenë ende nevojë të presin për një ose dy lopë që kalon. Vizitorët mund të qëndrojnë me vendasit në bujtina ose në ferma për të parë një pamje të jetës rurale përpara se të ecin në Qafën e Valbonës brenda një parku kombëtar që përfshin rreth 200,000 hektarë për të parë luginat e shpërndara me lule të egra dhe për të parë barinjtë që kujdesen për kopetë e tyre, shkruan New York Times. 

Artikullin e ka postuar edhe kryeministri Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa ka theksuar se vjet ishte lumi Vjosa në sugjerimet e medias amerikane.

“Alpet Shqiptare renditen si një prej destinacioneve kryesore që sugjeron NEW YORK TIMES për t’u vizituar gjatë këtij viti. Për vitin 2023 ishte Vjosa sugjerim i #NYT, ndërsa tani propozohet një tjetër Park Kombëtar – Alpet e Veriut, me Thethin e Valbonën, si zgjedhja perfekte për të apasionuarit pas natyrës që duan të përjetojnë eksperienca unike të mikpritjes”, shkruan Rama. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA