“Nëna e dy fëmijëve të mitur në Tropojë u arrestua se ishte socialiste”, Erjon Braçe për Berishën: Jo një ‘burë’ në arrest shtëpie…

10/01/2024 16:17

Deputeti socialist Erion Braçe, në një postim ka treguar rastin e një gruaje, Fatbardha Zenelaj-Dega, pasi kjo e fundit në një intervistë akuzonte rëndë Sali Berishën.

“Pooo, para Fatos Nanos, në burg shkoi një grua-Fatbardha Zenelaj-Dega!

Në Tropojë, si socialiste!

Në Tropojë, Bardha ishte dhe është e vetmja grua e burgosur në 34 vite, nuk ka asnjë grua tjetër.

U arrestua ne oren 24:00, ne shtator 1992, u burgos-as detyrim paraqitje e as arrest shtepie si grua e nene e dy te miturve, hetuesia ju be ne kete gjendje-duke e mbajtur ne burg, gjyqi gjithashtu ju be duke e mbajtur ne burg, prokuror pati nje mekanik te bere jurist vec ne 6 muaj kurs politik;

Gjykata e shpalli të pafajshme dhe ashtu doli nga burgu, duke konfirmuar arrestimin politik.

Fatbardha Zenelaj-Dega u arrestua pas nje serie ngjarjesh te renda ndaj socialisteve ne Tropoje;

Por mbi te gjitha, vetem 50 ditë pasi Partia Socialiste fitoi në zgjedhjet vendore Bashkinë e Tropojës, për herë të parë e veç pak muaj pas zgjedhjeve politike të 22 marsit!

Kuptoni?

Një grua në arrest burgu, politikisht!

Kuptoni?

Jo nje bure ne detyrim paraqitje apo arrest shtepie se eshte i pasur prej korrupaionit masiv!

Diferencë e madhe”, shkruan deputeti socialist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA