Një 17-vjeçar është vënë nën hetim, pasi lëvizte në rrugët e fshatit Stojan në mat me një armë gjahu, duke shkaktuar panik tek banorët.

Është bërë e mundur rrethimi i zonës, ku lëvizte 17-vjeçari, dhe në kohën e ndërhyrjes së policisë, 17-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e gjahut në tavanin e banesës së shokut të tij.

Në  përfundim të veprimeve të para hetimore, nisi procedimin penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës për shtetasin O.C., 17 vjeç, banues në fshatin Stojan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Arma e gjahut dhe municioni luftarak, , u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA