Gjykata kalon në gjykim Kreshnik Hajdarin! Pranohet në seancë paraprake kërkesa e avokatit të tij për gjykim të shkurtuar

10/01/2024 13:22

Gjykata ka kaluar në gjykim kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin.

Gjithashtu është pranuar në seancë paraprake kërkesa e avokatit të tij për gjykim të shkurtuar.

Kreshnik Hajdari akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ai ka fshehur një dënim nga Gjykata e Janinës.

Në 23 qershor të vitit 1999, është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje. Atëherë, Kreshnik Hajdari ishte 17 vjeç dhe si i mitur iu vendos masa e riedukimit.

SPAK e mori të pandehur Kreshnik Hajdarin, ndwrsa ja komunikoi akuzën e falsifikimit të formularëve një ditë pasi KQZ nuk ja ndërpreu mandatin e kryebashkiakut. Mw pas u vendos që mandati i kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit, do të rishqyrtohet, pasi Kolegji i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi ankimin e Lefter Maliqit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA