Fotot/ Kush është Erjon Pelivani, dyshohet se përdhunonte prej nëntë vitesh të miturën në shtëpinë e saj

10/01/2024 09:42

Erjon Pelivani dyshohet se përdhunonte vazhdimisht që në moshën 9-vjeçare vajzës e bashkëshortit të motrës së tij.

Madje, sikurse vetë vajza ka treguar, 33-vjeçari kishte filmuar momentet e abuzimit dhe kërcënonte se do t’i bënte publike.

E mitura i rrëfeu së fundmi të atit, Fatmir Talellarit. Ky i fundit, i tronditur nga deklaratat e vajzës, organizoi planin për vrasjen e Pelivanit. Pasi bleu armën, e thirri në një zonë periferike në Volosit në Greqi dhe e ekzekutoi. Pas krimit, u vetëdorëzua dhe rrëfeu gjithçka në polici.

Erjon Pelivani dhe Fatmir Talellari janë nga Poliçani dhe prej vitesh jetonin në shtetin fqinj.

Ndërkohë, Prokuroria e Volosit urdhëroi marrjen në mbrojtje të vajzës 18 vjeçare të autorit të vrasjes. Ajo do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të konfirmojë edhe alibinë e autorit lidhur me ekzekutimin e Erjon Pelivanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA