Një 33-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje nga kunati i tij në Volos të Greqisë.

Sipas mediave greke, autori qëlloi me armë gjahu drejt vëllait të gruas. Pas krimit, dorëzoi armën në polici dhe rrëfeu krimin e kryer.

Sipas deklaratës së dhënë në polici, vajza e 50-vjeçarit është përdhunuar nga 33-vjeçari. 18-vjeçarja, pretendon autori, është përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundi i riu e shantazhonte me publikimin e videove nga abuzimi seksual.

Autoritetet greke kanë nisur hetimin për ngjarjen dhe kanë kërkuar ekspertizën mjeko-ligjore të viktimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA