Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë shkuar në paraburgim Klodian Rrepaj, për ta pyetur për dosjen e sterilizimit.
Ndërkohë, në vijim do të pyetet edhe Ilir Rrapaj. Të dy ata ndodhej në paraburgim, teksa po hetohen për koncesionin e sterilizimit në mjekësi.
Një ditë më parë, për më shumë se tetë orë u pyet për sterilizimit edhe ish-ministri i Shëndetesisë, Ilir Beqaj. Ai u pyet në cilësinë e personit, ndaj të cilit po kryhen hetime për dyshimet e shpërdorimit të detyrës.
Beqaj vazhdimisht ka deklaruar se vetëm ka kryer detyrën, ndonëse nga ana tjetër SPAK disponon dokumente, nga të cilat dyshon se Beqaj me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka shpërdoruar detyrën.
Prokurorët e SPAK prej tre vitesh e kishin nën hetim ish-ministrin socialist të Shëndetësisë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”. Për llogari të këtij hetimi, në 17 Gusht 2023 SPAK arrestoi ish-zëvendës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të sterilizimit.
Top Channel