Lokali i një shqiptari është sulmuar me armë gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë.
Sipas policisë greke, sulmi ka ndodh në orën 03:11 të mëngjesit në lokalin Venus, që ndodhet në rrugën Parashqevopulu, në lagjien Patisia.
Lokali u qëllua me armë automatike duke dëmtuar xhamat dhe muret e godinës, por për fat në momentin e sulmit, lokali ishte mbyllur. Në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja arme automatike.
Prej verifikimeve të kryera deri tani, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh. Pronari i lokalit ” Venus” rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës.
Hasani u ka deklaruar gojarisht policëve se ka pas konflikt me pronarët e një lokali pranë tij, por ka refuzuar të bashkëpunojë me Forcat e Rendit, duke mos shkuar të deponojë në polici për rastin.
Hetimet po kryhen prej drejtorisë së krimeve kundër pronës të policisë së Athinës.
Top Channel