Lihet në burg i riu që dyshohet për abuzimin e 12-vjeçares/ Mohon akuzat: Vajza jetonte në shtëpinë time

09/01/2024 09:22
Foto Ilustruese

Gjykata e Korçës ka lënë në masën arrest në burg 29 vjeçarin Kledi Tirollari, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 12 vjeçare të bashkëjetueses të babait të tij.  

Avokati pas seancës ka deklaruar se Tirollari nuk ka pranuar autorësinë dhe pretendon se vajza e mitur ka jetuar në shtëpinë e tij, bashkë me nënën që ishte në lidhje martesore me babain e tij.

“Deri në këto momente nuk është kryer akti i ekspertimit mjeko ligjor ndaj të miturës. Kemi kërkuar të mos caktohej asnjë masë sigurimi personal sepse nuk provohet.

Jemi para deklarimeve të nënës së të miturës, nuk ka asnjë provë konkrete. Rasti është denoncuar 2-3 ditë më parë, ka patur problematikë me të atin e të ndaluarit, pas kësaj është bërë edhe kallëzimi në polici”.

Ndërkohë, një ditë më parë, nëna e 12-vjeçares, Mirela Bosi, e cila denoncoi djalin e bashkëjetuesit të saj, për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati dy vitesh u shpreh se “djali e quante vajzën motër”.

“Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rrinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni, i thoshte ‘o zemër’. Nuk e di se çfarë do bëj. Ai e pranoi, ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë ‘e kam si vëlla’ por mendoj se janë lojëra këto që bëjnë. Ne hanim pinim aty me atë, nuk dinim gjë. Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë, me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël, se ka një gocë 1 vjeçe, sesa me mua. Nja dy tre herë jam matur të iki. ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij”, tha ajo.

Ndërsa, vajza e mitur, jashtë kamerave pranon se kishte krijuar një lidhje me 29-vjeçarin prej 1.5 viti dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Sipas saj, me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për tu martuar kur ajo të rritej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA