
Izraeli ka sulmuar ashpër Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se përsakohë nuk merr masa sa i përket konfliktit në Gaza, nuk ka arsye pse të ekzistojë.
Ambasadori Gilad Erdan foli në Asamblenë e Përgjithshme për fëmijën izraelit Kfir, peng i Hamasit, i cili festoi ditëlindjen e tij të parë në robëri.
“Dhe ju preferoni të diskutoni armëpushimin?”- bërtiti ai, duke premtuar se vendi i tij do të vazhdojë të luftojë për t’u mbrojtur.
“Një organizatë që nuk mban qëndrim kur një fëmijë një vjeçar merret peng është bashkëpunëtor i terroristëve dhe nuk ka arsye të ekzistojë“- tha ai, duke drejtuar sërish gishtin nga OKB për “vazhdimin e përqendrimit në armëpushimi në Gaza dhe për ndihmën dhe jo për pengjet”.
Top Channel