Në orët e para të mëngjesit lokali i shqiptarit Pëllumb Hasani në Athinë është sulmuar me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:11 të mëngjesit në lokalin Venus që ndodhet në rrugën Parashqevopulu, në lagjien Patisia. Në pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Artur Bibe në Greqi, shihen të dëmtuara xhamat dhe muret e lokalit nga plumbat. Për fat të mirë nuk pati dëmtime në njerëz. Në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja arme automatike.
Autoritet greke dyshojnë se ky sulm ka ndodhur për larje hesapesh me bandave ose për shantazh. Hasani u ka deklaruar gojarisht policëve se ka pas konflikt me pronarët e një lokali pranë tij, por ka refuzuar të bashkëpunojë me Forcat e Rendit, duke mos shkuar të deponojë në polici për rastin.
Ndërkohë që është gjendur i djegur motori që përdorën autorët e ngjarjes.
Top Channel