2023 mbyllet me 10.1 milion turistë, Rama: Shënuam rekordin, ky vit theu parashikimet
09/01/2024 08:53
Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se viti 2023 ka shënuar rekord përsa i përket turistëve që kanë vizituar Shqipërinë.
Sipas tij 10.1 milion vizitorë të huaj kanë hyrë në vendin tonë këtë vit, duke thyer çdo parashikim.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë kartolinë shifrash të vitit më fantastik për turizmin shqiptar, ku shënuam rekordin e 10,1 milionë vizitorëve të huaj që e shijuan Shqipërinë tonë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke na “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese”, shkruan Rama.
Top Channel