Po montonte një pajisje të re, plagoset një punonjës në ish-zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan

08/01/2024 21:00
Foto Ilustruese

Një incident i rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit Metalugjik të Elbasanit, ku një punonjës ka mbetur i plagosur, teksa po instalonte një pajisje të re në punë.

Punonjësi i plagosur ka marrë fillimisht ndihmën mjekësore pranë spitalit të Elbasanit dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nuk dihen ende rrethanat e incidentit. Policia e Elbasanit ndodhet në vendngjarje për dokumentimin e plotë të incidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA