Incidenti në Elbasan, Policia zbardh detaje: 58-vjeçari u dëmtua me shufrën e hekurit të makinerisë së prodhimit

08/01/2024 21:45
Foto ilustruese

Detaje të reja nga incidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Kombinatit Metalugjik të Elbasanit.

Pas marrjes së njoftimit, grupi hetimor kanë shkuar në spital dhe më pas në vendngjarje për të kryer të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave, në të cilat u plagos në uzinë eksperti për sigurinë e zjarrit.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se në ambientet e “Kurum”, shtetasi M. C., 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit. 58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA