Digjitalizohet arkiva e Vangjush Mios! Janë 450 negativë mes viteve 1930-1940

05/01/2024 19:59

Arkiva fotografike e piktorit të mirënjohur Vangjush Mio është digjitalizuar.

Ky arkiv përmbante rreth 450 negativë të viteve 1930-1940, të cilat sjellin atmosferën e qyteteve shqiptare, banesat karakteristike, objektet e humbura të kultit, skena baritore dhe fshatrat e Juglindjes. Shpesh artisti shëtiste me biçikletën e tij dhe pas akicave për pikturë fotografonte peizazhet në qytet e rrethina. Këto janë shkrepje të rralla, të kapura me syrin e piktorit, peizazhe magjepsëse të Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Krujës, Durrësit e Vlorës.

Mio bën pjesë në një grup të vogël artistësh që moderuan dhe orientuan shijet estetike dhe bënë humusin e duhur për lëvizjet e ardhshme. Ai la pas një pikturë lirike, e cila pati çfarë t’i jepte disa brezave pas tij.

Vangjush Mio mbetet një nga pionierët e dritës në pikturë, ose një përvojë e plein air-it në rrethanat e lirisë.

Ekspozita e tij e fundit retrospektivë u çel në mars të 2018 në Venecia.

Top Channel