Ardian Fezollari prej 28 vitesh i shërben komunitetit me punën e tij në policinë e shtetit por edhe me pasionin e tij për fotografinë.

Natyra mbetet frymëzimi kryesor i tij të cilën e ka fokusin kryesor sapo gjen pak kohë të lirë.

Qyteti i tij i lindjes, Pogradeci, duket se ka qenë zanafilla e këtij pasioni me peizazhin piktoresk ndërsa për vite me radhë, kudo ku ka shkelur gjatë ushtrimit të detyrës aparatin fotografik nuk e ka ndarë, duke realizuar disa albume, ndërsa është vlerësuar edhe me çmimet “Folklor-Etnografi” dhe “Ambasador i Turizmit Shqiptar, nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, në një konkurs mes 687 konkurrentëve nga 40 vende të botës.

I pandarë nga puna e tij në polici që e quan më të rëndësishmen, me pasionin për fotografinë Pas albumeve për Pogradecin, Lagunën Divjakë – Karavasta e të tjera gjatë punës së tij si Shef i Komisariatit në Kolonjë Fezollari ka realizuar edhe albumin e tij të fundit, ndërsa projekti i radhës synon të jetë më gjithëpërfshirës për trevat shqiptare.

Top Channel