Përshkrimi i protestave në Serbi nga autoritetet atje si përpjekje e vendeve perëndimore për të organizuar një Maidan tjetër ka zemëruar Kievin.

Ambasada e Ukrainës në Beograd deklaroi se dënimi i “Maidanit” të parë ose të dytë ukrainas në Serbi është i barabartë me dënimin e Kryengritjes së Parë ose të Dytë Serbe, të cilat gjithashtu përfaqësojnë revolucione të dinjitetit të popullit serb dhe që e ngritën shtetin serb nga hiri”.

“Për mua çdo përpjekje për të hyrë në institucione është dramatike, dhe tregon synimin për të përdorur dhunën për të ndryshuar vullnetin elektoral të qytetarëve të tjerë të Beogradit”, që shprehur kryeministrja serbe, Ana Brnabic.

“Në hapësirën politike dhe informative të Serbisë, përsëri përmendet Revolucioni i Dinjitetit në Ukrainë (Maidan), të cilit shpesh tentohet t’i jepen tone negative”, thuhet në deklaratë. “Është e papranueshme”, theksohet aty, që të paraqitet zgjedhja europiane e ukrainasve në një kontekst negativ. Ambasada shtoi se shteti i Ukrainës në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në situatën e brendshme politike në Serbi, por nuk pranon shtrembërimin e historisë së Ukrainës.

Në Beograd sakaq, pati trazira edhe mbrëmjen e djeshme. Përpara Komisionit Republikan Zgjedhor në Beograd u mblodhën edhe më shumë njerëz se netët e kaluara. “Shkoni në Kosovë”, thërrisnin turma para policisë, e cila përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë tubuesit, që kishin tentuar më parë të hynin në ndërtesën e Parlamentit.

Opozita serbe ka deklaruar se është koha për të kaluar nga fjalët në veprime, dhe se po planifikon pushtimin e godinës se njërit prej institucioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA