Gjykata e Posaçme pritet të vendosë pas pak për kërkesën e SPAK për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në këto çaste, në ambientet e gjykatës kanë mbërritur avokatët e Berishës.

Ditën e djeshme, Gjykata Antikorrupsion nuk mundi  të shprehej mbi propozimin e SPAK që e do të mbyllur nën arrest shtëpiak ish kryeministrin Sali Berisha.

Irena Gjoka vendosi të mendohet deri të enjten kur dhe do dalë me një verdikt. Deri sot në orën 15:00, koha është nën numërim mbrapsht edhe për ish kryeministrin që dyshohet për korrupsion dhe po aq e vlefshme edhe për 2 mbrojtësit e tij, të cilët nuk i kanë zbuluar lëvizjet e radhës.

Por koha nuk ishte e çmuar vetëm për avokatët e Sali Berishës që në një seancë të mëparshme kërkuan afat shtesë për tu njohur me provat. Por koha është e çmuar edhe për gjyqtaren që kërkoi kohë shtesë për të dalë me një vendim mbi kërkesën e SPAK që ka ashpërsuar qëndrim dhe këmbëngul arrest shtëpiak për ish kryeministrin.

Në tre orë proces, pasi një trupë tjetër rrëzoi kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin nga çështja të Irena Gjokës, e njëjta kërkesë u parashtrua sërish. Por kësaj radhe avokatët gjetën si shkak refuzimin e gjyqtares për të bërë një gjyq publik

“Vazhduam me gjykimin, i kërkuam gjykatës ta çojë në Gjykatën Kushtetuese  e cila ka lënë të pagjykuar në themel çështjen. Me autorizimin e Ramës vazhdoi gjyqi, për gjithë këto shkelje dhe rrëzim kërkesash. Edhe kjo kërkesë e përjashtimit do të rrëzohet. Ligji thotë kur ngrihet kërkesa për përjashtim, Gjykata nuk mund të japë gjykim. Këto do rrëzohen të gjitha, kështu që vazhdojmë. Argumentet ia kemi parashtruar gjykatës”, tha Gjokutaj.

Avokatët këmbëngulën se nuk ka rrethana që SPAK të ashpërsojë qëndrim. Ndonëse mbrojtja nuk i kurseu kritikat ndaj gjykatës dhe SPAK nuk kishte një parashikim se me çfarë vendimi mund të dalë gjykata të enjten

Nëse gjykata aprovon arrestin shtëpiak, masa e re ekzekutohet brenda ditës pas një urdhri që SPAK ia delegon policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA