Një godinë katërkatëshe në Tiranë ka marrë flakë.

Kati i parë i një pallati në zonën e Varrit të Bamit, është përfshirë nga flakët.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe s’ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.12.2023, në lagjen “Varri i Bamit”, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetases L. T., 55 vjeçe, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA