“Loja e maces me miun”/ GJKKO vendos për Berishën! Alibali për “Top Talk”: Strategjia është…

28/12/2023 16:32

Analisti Neritan Alibali deklaroi në “Top Talk” se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë aspak bashkëpunues me SPAK-un.

Ai bëri edhe një krahasim në lidhje me situatën e krijuar mes Berishës dhe SPAK-ut, të cilën e konsideron si loja e maces me miun.

Ndër të tjera Alibali shtoi se dikur beteja ishte PS dhe PD, ndërsa sot është mes Berishës dhe SPAK-ut.

Neritan Alibali: Mendoj që Sali Berisha nuk do të jetë aspak bashkëpunues me SPAK-un. Ne kemi thënë së pari që ky proces do të zgjasë shumë në kohë, kjo është e padiskutueshme. Po ta shikoni edhe gjykatësja ka dhënë kohë. Është pikërisht ajo loja e maces me miun.

SPAK-u dhe Gjykata e kanë kuptuar strategjinë e mbrojtjes së Berishës. Në këtë mënyrë po përpiqet të mos gabojë për procesin në vazhdimësi.

Juli Xhokaxhi: Sa shanse ka që Berisha të qëndrojë në arrest shtëpie në një afat kohor të gjatë?

Neritan Alibali: Vështir të them që do të zgjasë në kohë. Për sa i përket interesit SPAK-u ka interes ta mbyllë sa më shpejt. Por ta kemi parasysh që nuk mbaron me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Në qoftë se Berisha dënohet do kalohet në Gjykatën Kushtetuese pastaj në Strasburg.

Ne po shohim procesin e vulës që po zgjat shumë, jo më e çështjes së Berishës. Në qoftë se më përpara kemi pasur PS-PD në beteja të fuqishme. Sot kem i SPAK dhe Berishën. Për Berishën është e rëndësishme është që opinioni publik të fokusohet tek ai.

Top Channel