I riu i lindur në Britani që nuk ka dalë kurrë nga vendi, përballet me deportim

28/12/2023 17:32
Britaniku 28-vjecar nuk ka dalë kurrë nga vendi dhe tashmë ka folur me mediat për tronditjen e tij kur zyrtarët i folën për “deportim” në Portugali

Autoritetet i kanë thënë Dmitry Lima se do ta kthejnë në Portugali, nga kur erdhën prindërit e tij më shumë se 30 vjet më parë, pasi të ketë kryer dënimin me burg.

Por britaniku 28-vjecar nuk ka dalë kurrë nga vendi dhe tashmë ka folur me mediat për tronditjen e tij kur zyrtarët i folën për “deportim” në Portugali, sipas disa rregullave post-Brexit për personat që dënoheshin për shkelje.

Dmitry Lima ka lindur në jug të Londrës, ai nuk flet portugalisht dhe nuk ka dalë asnjë herë nga vendi, por tashmë përballet me deportim pas dënimit që mori për çeshtje drogash dhe mbajtje të një pistolete elektrike.

Lima, i cili nuk kishte dënime të mëparshme, ka apeluar kundër vendimit me argumentimin se është britanik dhe se nuk ka aplikuar për pasaportën britanike pasi nuk mund të paguajë faturën e aplikimit. “Unë jam britanik, nuk kam dalë asnjëherë nga vendi – nuk e kuptoj këtë,” tha ai.

Sipas rregullave të vendosura pas daljes së Britanisë nga BE qytetarët evropianë ose të kombësive të tjera përballen me deportim nëse ata dënohen me 12 muaj ose më shumë burg për shkelje të ndryshme.

Më parë qytetarët e BE që jetonin në Britani prej më shumë se pesë vjetësh mund të deportoheshin vetëm për “arsye serioze sigurie publike”.

Lima ka marrë dy dënime për shpërndarje drogash dhe zotërim të një arme të ndaluar në gusht 2020, për të cilat është dënuar me katër vjet burg, dhe ka kryer më shumë se dy, shkruan The Guardian.

Atij iu dha urdhri i deportimit në tetor 2022 pasi u vendos në qendrën e emigrantëve të aeroportit Gatwick.

Ai tha: “Britania është shtëpia ime pasi kam kaluar të gjithë jetën këtu. Unë i pranoj pasojat e gabimeve të mia por urdhri deportimit me ka shkaktuar një gjendje pasigurie, stresi emocional e financiar”.

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes kur u pyet për cështjen nga mediat tha: “Është një zakon i vjetër qeveritar të mos komentojmë për çështjet individuale”.

FOTO GALERI
1/3
Dmitry Lima ka lindur në jug të Londrës, ai nuk flet portugalisht dhe nuk ka dalë asnjë herë nga vendi, por tashmë përballet me deportim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA