“Krevati me Selin më rrëzoi të gjitha planet”/ Miri rrëfen momentet më të bukura në shtëpinë e BB VIP: Do më mungojë zilja e mëngjesit kur… 19/04 01:34
Një specie e rrallë e ariut të murrmë që jeton në pyjet e Mokrës ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.
Ariu është parë nga banorë të zonës, të cilët e kanë dërguar videon pranë ADZM për të bërë të mundur lirimin e kafshës.
Mësohet se sot disa specialistë të Zonave të Mbrojtura janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e Ariut të Murrmë.
Nuk dihet për momentin gjendja e tij, por specialistët thonë se Ariu mund të rezistojë për shumë ditë pa ushqim, prandaj që gjasat që ariu të shpëtojë janë të mëdha.
Top Channel