Gjykata e Gjirokastrës ka liruar kundrejt garancisë pasurore dy doganierët e Kakavijës të ndaluar pak ditë më parë nga AMP Ardit Abria dhe Eliod Shurdhaj përkatësisht me detyrë përgjegjës turni në doganën e Kakavijës dhe doganier për kontrollin fizik.
Po ashtu të lirë kundrejt garancisë pasurore janë lënë edhe 6 drejtuesit e mjeteve të cilët kaluan pa zhdoganim nga dy punonjësit e doganës.
Abria dhe Shurdhaj dyshohet se kanë marrë ryshfet duke lejuar disa mjete të kalonin duke evituar procedurat.
6 drejtuesit e kamionëve të liruar Valter Dosti, Thanas Malaj, Rigent Ismaili, Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj e Fatjon Osmani do të ndiqen në gjendje të lirë kundrejt shumës së garancisë pasurore prej 500 mijë lekësh seicili.
Ardit Abrija, ka paguar shumën prej 1 milionë lekësh dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit.
Eliod Shurdhaj, doganier i kontrollit fizik, ka paguar shumën prej 700 mijë lekësh si garanci pasurore dhe gjithashtu i është ndaluar dalja jashtë vendit.
Pjesë e hetimit janë edhe disa punonjës të policisë kufitare të Kakavijes. Hetimet vijonin prej disa javësh pas denoncimeve që AMP kishte marrë nga qytetarë.
Top Channel