Jeta “e çuditshme dhe e izoluar” e Melania Trump/ “Askush nuk e di se ku është”

27/12/2023 18:51

Ish-Zonja e Parë Melania Trump thuhet se po bën një jetë “të çuditshme” dhe “të mbyllur”, ndërsa në Mar-a-Lago po pyesin veten se ku është ajo.

“Askush nuk e di se ku është. Është si një mister. Sigurisht që është diskutuar”, ka shkruar Laurence Leamer në Telegraph.

Familja Trump jetojnë jashtë sallës kryesore në klubin në Palm Beach, vuri në dukje Leamer duke shtuar se: “Është një jetë e çuditshme, e izoluar që ata kanë në këtë vend.”

Melania Trump nuk u pa në një video që qarkullonte në rrjetet sociale ku Donald Trump kishte darkuar në prag të Krishtlindjeve me fansat në Mar-a-Lago. Ishte në ditën e Krishtlindjeve që Donald Trump ngarkoi një foto të tij duke u mbajtur për dore me Melania dhe mesazhin ‘Gëzuar Krishtlindjet’.

Nga ana e saj, Melania postoi një foto më të përgjithshme në Twitter, duke uruar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Ajo bëri një paraqitje të rrallë duke folur për rrugën e saj drejt shtetësisë amerikane me 25 qytetarë të rinj amerikanë.

Top Channel