Bournemouthi vazhdon të befasojë në javët e fundit të Premier League-s. Në takimin e radhës, përballë Fulhamit, ekipi i drejtuar nga Iraola triumfoi me rezultatin e thellë 3-0.
Rezultati u zhbllokua nga Justin Kluivert në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fraksionit e dytë shënuan gjithashtu Solakne dhe Sinisterra, ky i fundit në shtesë.
Me këtë sukses Bournemouthi katapultohet në vendin e 10-të me 25 pikë.
Në duelin e mbijetesës, Lutoni fitoi 2-3 përballë Sheffieldin, në fushën e këtij të fundit.
Doughty shënoi për miqtë që në minutën e 17-të, por vendësit reaguan duke përmbysur përkohësisht rezultatin me golat e McBurnie-t dhe Ahmedhodzicit në pjesën e dytë.
E pabesueshme ajo që ndodhi më pas: dy autogola të skuadrës vendëse (Robinson dhe Slimane) i dhanë fitoren Lutonit, që shkon në kuotën e 15 pikëve, ende në zonën e rënies./ Super Sport
Top Channel