Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët në Lushnjë.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës. Deri më tani raportohet se brenda qendrës ka ende njerëz.

Në vendngjarje është policia dhe zjarrfikësja, të cilët po punojnë për të larguar njerëzit nga godina dhe për të shuar flakët.

“Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qendrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbështetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA