Shkodra, festë në bulevard! Çdo mbrëmje organizohen koncerte në sheshe të hapura

23/12/2023 20:07

Oferta turistike e Shqipërisë është zgjeruar dhe në këto ditë dimri duket se Korça ka rivalë të fortë.

Nga Shkodra ka atmosferë të veçantë, me shumë turistë e vizitorë në sheshin kryesor të Shkodrës.

Shkodra ka vizitorë jo vetëm shqiptarë, nga Kosova apo Mali i Zi, por edhe turistë të huaj që kanë zgjedhur të kalojnë Krishtlindjet në Shqipëri.

Çdo natë zhvillohen koncerte me këngëtarë të shquar, ndërsa sonte është koncerti i Krishtlindjeve dhe do vazhdohet me tre koncerte javën e ardhshme.

Hyrje daljet në Muriqanit dhe atë të Hanit të Hotit flasin për një fluks të lartë, 40 mijë turistë në ditë futen në Shqipëri

Akomodimet janë mbushur, bëhet fjalë për 500 njësi akomodimi.

Ftesa është për të vizuar edhe Velipojën, Shirokën, Thethin apo Valbonën.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA