Festivali i fëmijëve në Lushnje, interpretojnë talentet nga 4 deri në 13 vjeç

23/12/2023 13:27

Ne qytetin e Lushnjes, është organizuar Festivali i Këngës për fëmijë, edicioni i 33-të.

Në konkurrim ishin 15 vogëlushe, të moshave nga 4 vjeç deri 13 vjeç. Drejtuesit e këtij festivali u shprehën se për herë të parë e kanë pasur të vështirë të zgjedhin zërat pjesëmarrës në garë, për shkak të numrit të madh të talenteve. Pjesa më e madhe e garuesve vijnë nga Qendra Kulturore e Fëmijeve, e cila shërben për trajnimin profesional të zërave të rinj.

Kompozitoret dhe tekstshkruesit e këngëve ishin nga të gjitha krahinat shqiptare. Në fund të garës, juria nderoi me çmimin e parë këngën “Paqa, dashuria, botën ta pushtojë”.

Festivali i fëmijëve në Lushnje, pati një periudhe 10-vjeçare ndërprerjeje për shkak të mungesës së fondeve. Ndërsa ky është viti i dytë radhazi që zhvillohet nga bashkia e qytetit.

Top Channel