Motoçiklisti vret me dhëmbë pitonin që e sulmoi në rrugë, vendasit e pjekin dhe e hanë

22/12/2023 15:51

Një burrë raportohet se i mbijetuar heroikisht sulmit të një pitoni duke e kafshuar për vdekje gjarprin më shumë se 3 metra të gjatë.

Por në një tjetër kthesë të ngjarjes së tmerrshme, fshatarët më pas e poqën dhe e hëngrën kafshën.

48 vjeçari Boljulio Aleria, po ecte me motoçikletën e tij në Antequera në provincën filipinase Bohol kur gjarpri gjigant doli nga bari për të kaluar rrugën.

Motoçiklisti ndaloi për të lënë kafshën të kalonte por u shtang kur pa se nisi të rrëshkiste drejt tij, mëngjesin e të mërkurës.

Mediat raportonin se gjarpri ishte ngritur për ta kafshuar në krah dhe me pas iu soll rreth trupit për ta shtrënguar.

“Ndodhi shumë shpejt”, tha Aleria nga spitali për mediat vendase. “Duhet të luftoja përndryshe do të vdisja, e vetmja mundësi që kisha ishte ta kafshoja që ai të lëshonte shtrëngimin”.

“E kafshova po e kishte lëkurën shumë të trashë, më pas e kafshova dhe në mish dhe ai nisi të më lëshonte”, tha burri sipas mediave.

Pitonët nuk janë gjarpërinj helmues por dhëmbët e tij ishin ngulur në kyçin e burrit, pa i shpuar arteriet.

Ai shtonte se gjarpri më pas u mor dhe u poq në sgarë nga vendasit, cka nuk është diçka e re në vendin ku mishi i gjarprit konsumohet rregullisht.

Specia e pitonit me katrorë gjendet në të gjithë Azinë juglindore, ku ata jetojnë në pyje, këneta apo kanale.

Ata sulmojnë prenë e tyre me nje kafshim dhe më pas e shtrëngojnë për ta mbytur.

Pitoni nuk sulmon njerëzit përvec rasteve kur ndjehet i kërcënuar ose e ngatërron njeriun me një specie tjetër.

Mishi i pitonit përdoret shpesh në Azi si një specialitet vendor dhe në shije është i ngjashëm me atë të krokodilit, por përgatitja e tij kërkon përpunim prej dendësisë së përbëries./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/3
Fotot Daily Mail/ Boljulio Aleria, po ecte me motoçikletën e tij në Antequera në provincën filipinase Bohol kur gjarpri gjigant doli nga bari

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA