Mbante doza kokaine me vete dhe në makinë, arrestohet 30-vjeçari/ Policia e Fierit sekuestron 5 telefona dhe paratë

22/12/2023 13:54

30-vjeçari me inciale E. K., është vënë në pranga, pasi iu gjetën doza kokainë që i mbante me vete dhe në automjet.

Në vijim të megaoperacionit “Tempulli” i arrestuari u kap në flagrancë në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin e 30-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Policia sekuestroi dozat, paratë që dyshohet se ishin përfituar nga veprimtaria e paligjshme, automjetin me të cilin kryhej shpërndarja dhe pesë celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA