Motomjeti doli nga rruga në aksin “Korçë-Pogradec”, dëmtohet shoferi dhe bashkëshortja e tij

21/12/2023 16:58
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz të Maliqit.

Shtetasi V. M., banues në fshatin Gurishtë, duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasja E. M., pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel