Mbante në shtëpi një pistoletë, çifte dhe municion luftarak, arrestohet një 59-vjeçar në Vlorë

21/12/2023 12:20

Një 59-vjeçar nga fshati Nartë i Vlorës është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të operacionit “Strike 5”, u bë e mundur kontrolli në banesën e 59-vjeçarit S.Th, ku iu gjetën një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu dhe municion ushtarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel