Tentuan të vidhnin gjeneratorin e një lokali dhe e shkatërruan, arrestohen tre persona në Tiranë

20/12/2023 14:25

Tre persona janë vënë në pranga pasi tentuan të vidhnin gjeneratorin e një lokali në Tiranë.

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” u bë e mundur identifikimi dhe kapja e 27-vjeçarit A.I, 45-vjeçari G.Z dhe 37-vjeçari M.M të tre banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel