Ngjarja në burgun e Peqinit/ Pse nuk funksiononte skaneri dhe kamerat? Hetohen tenderët mbi 568 milionë lekë

19/12/2023 15:08

Krimi brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin zbuloi një skandal përsa i përket masave të marra në këtë institucion kritik.

Hetimet zbuluan se një pjesë e kamerave të burgut janë jashtë funksionit si edhe skaneri për disa kohë nuk ka finksionuar.

Sipas rregullores në Burgje nëse një pajisje sigurie prishet ajo duhet të riparohet brenda 24 orësh, nëse kjo nuk është e mundur atëherë pajisja duhet të ndërrohet ç’ka në burgun e Peqinit nuk ka ndodhur dhe i mundësoi Sokol Mjaçajt që të fuste pistoletën në murg dhe të kryente krimin.

Për shkak të rëndësisë që ka siguria në institucionet e vuajtjes së dënimit shteti ka akorduar një tender me vlerë mbi 568 milionë lekë. Kontrata u lidh me kompanitë, “AlbaScan”, “REAL COM”, “Advanced Business Solution – ABS”dhe CSP dhe kohëzgjatja ishte për 24 muaj.

Një raport mirmbajtje për këto pajisje është kryer edhe më 2 tetor të këtij viti, por sipas dëshmisë së drejtorit të burgut të Peqinit 20 ditë më vonë skaneri ka pasur sërish probleme.

Në silësinë e provës materiale janë sekuestruar të gjitha serverat e kamerave të brendshme dhe të jashtme të burgut si edhe librat e shërbimeve të punonjësve për të kuptuar a janë raportuar në kohë defektet si edhe a kanë mbajtur përgjegjësi kompanitë sipas kontratës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA