“Tempulli”/ U kapën pranë portit të Durrësit me doza kanabisi, vihen në pranga dy persona

18/12/2023 14:23
Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në pranga pasi u kapën me doza kanabisi pranë portit të Durrësit.

23-vjeçari Luan Shehu dhe 25-vjeçari Stilian Rakipi,të dy nga Saranda u ndaluan nga policia dhe gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, u gjetën doza kanabisi gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).

Dozat e kanabisit dhe mjeti prerës (thikë) u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel