Ka përfunduar procesi i votimit dhe ka nisur numërimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.

Komisioni Zgjedhor ka deklaruar se rezultatet e para pritet të shpallen të hënën në mbrëmje, por nënkryetarja e Partisë Përparimtare Serbe, Ana Bërnabiç, kryeministre në detyrë, shpalli fitoren duke thënë se në bazë të rezultateve paraprake kjo parti ka fituar 47,1% të votave, ndërsa lista e partive opozitare “Serbia kundër dhunës” ka fituar 23%.

Nëse këto rezultate do të qëndrojnë kështu deri në fund, sipas Bërnabiç koalicioni i drejtuar nga partia e saj do të ketë shumicën absolute me mbi 125 deputetë në parlamentin 250 vendesh të Serbisë.

Vëzhgues të partive opozitare raportuan për parregullsi të mëdha si gjatë fushatës së tensionuar ashtu edhe përgjatë ditës së votimit.

Gjithsej 18 parti dhe koalicione u vunë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e rreth 6.5 milionë votuesve. Pragu për të hyrë në parlamentin prej 250 vendesh është 3 për qind. Vendvotimet që u hapën në orën 7 të mëngjesit, u mbyllën në orën 20:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA