Dhjetëra autobusë me qytetarë serbë janë nisur sot në mëngjes nga veriu i Mitrovicës për në qytete të ndryshme të Serbisë, ku do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të cilat po mbahen në Serbi.

Një pjesë e tyre përmes transportit të organizuar janë nisur pas orës 6:00 nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës, pastaj grupi tjetër në 7:30 dhe kështu do të ketë organizime pothuajse çdo orë deri në mesditë.

Ekipi i KosovaPress-it, ka qëndruar për më shumë se dy orë në veri, ndërsa qytetarët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave.

Afër stacionit të autobusëve janë vërejtur patrullime të vazhdueshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me automjetet e tyre, por edhe të EULEX-it dhe KFOR-it. Për t’iu shmangur tollovisë, ka edhe lokacione tjera prej nga kanë udhëtuar, siç janë spital i përgjithshëm në veri të Mitrovicës, pastaj ndërmarrja Trepça në Zveçan etj, derisa shumë prej tyre kanë vendosur të shkojnë edhe me automjete private.

Qytetarët nga veriu i Mitrovicës, Zveçanit dhe Leposaviçi do të votojnë në Rashkë, ata nga Zubin Potoku në Tutin, ndërsa do të ketë qendra të votimit edhe në Kurshumli e Vranje, ku do të mund të votojnë serbët nga komunat tjera të Kosovës, varësisht prej cilit qytet vijnë.

Mësohet se autobusët me targa BG, NP, RKS etj, të cilët po transportojnë votuesit kanë krijuar kolona  në pikën kufitare të Jarinjes, ndërsa në Bërnjak situate është më e qetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA