Një aksident i rëndë rrugor, për nga bilanci por dhe rrethanat në të cilat ndodhi, u regjistrua mbrëmjen e së shtunës pranë Prizrenit.

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, pjesë e rrugës së Kombit, që vijon më tej nëpër Shqipëri, disa të rinj po bënin gara shpejtësie me makina. Një video është shfaqur në rrjete sociale dhe mediat kosovare, ku thuhet se janë çastet e aksidentit.

Tre persona që ishin në rrugë janë goditur për vdekje në këto çaste dhe siç raportohet ishin të rinj që po ndiqnin garën. Tre të rinj të tjerë janë lënduar në këtë aksident. Drejtuesi është arrestuar dhe vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në kilometrin e 15-të të autostradës Ibrahim Rugova.

Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare.  Dy prej tyre Delija dhe Syla ishin futbollistë të Gjakovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjarët.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA