Një 41-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se së bashku me një person tjetër posedonin lëndë narkotike.

Si rezultat i hetimeve me qëllim dokumentimin ligjor të autorësisë së veprimtarive kriminale të goditura më parë, Policia e Elbasanit ka ndaluar shtetasin B. B., 41 vjeç.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se posedonte bashkë me shtetasin B. R., të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit të koduar “Plani”, në muajin maj 2023, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua nga Policia, gjatë operacionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA