Xhubleta 100-vjeçare e krahinës Kelmend-Dukagjin, me përmasa 175×125 cm, është shitur në programin “ArtKand”.

Shitja ka ndodhur një vit pasi xhubleta shqiptare u mor në mbrojtje nga UNESCO. Prodhimi i xhubletës tradicionale me të gjithë parametrat e saj ka ndalur në vitet ’50 apo ’60. Të prodhohet një e tillë kërkonte 6 deri në tetë muaj.

Xhubleta në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruante fort mirë në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e femrës malësore.

Ndërtimi i saj është shumë i sofistikuar. Muzetë shqiptarë edhe koleksionet private kanë një numër që shkon deri në qindra.

Pavarësisht se shumë xhubleta kanë dalë nga tregjet e Shkodrës, Milotit edhe Krujës, është për t’u gëzuar që shumë xhubleta janë edhe nëpër familje.

Arkivi shtetëror ka rreth 33 xhubleta, ndërsa koleksionet private shkojnë nga disa dhjetëra në qindra.

Tradicionalisht vishet nga femrat shqiptare në veri të vendit, si dhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Është ndërtuar nga 13-17 shirita leshi dhe pesë copa shami dhe varet nga supet me dy rripa. Forma e ziles së fustanit është zakonisht e theksuar në pjesën e pasme.

Veshja konsiderohet unike për shkak të formës, strukturës dhe mënyrës se si është zbukuruar me grep. Gratë e martuara zakonisht veshin një të zezë, ndërsa të pamartuara veshin të bardhë.

Antropologia, autorja dhe gazetarja Edith Durham bëri disa referenca për xhubletën në librat e saj mbi vizitat në veri të Shqipërisë.

“Vajzat dhe gratë janë të veshura ndryshe. Veshja e vajzave është prej leshi të trashë, të ngurtë, të bardhë me vija të zeza horizontale“, shkroi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA