Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ditën e tretë të “Atreju 2023”, me ftesë të kryeministres Meloni, u takua në Romë me biznesmenin dhe investitorin Elon Musk, i cili ishte gjithashtu i ftuar në këtë event.
Musk shprehu dëshirën për vizituar Shqipërinë.
“Do më pëlqente të vija në Shqipëri!”, u shpreh Musk.
“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh”, tha kryeministri Rama.
Musk shkoj bashkë me djalin e tij të vogël në event, ndërsa dha edhe një mesazh të fortë.
“Emigracioni” nuk mund të zgjidhë rënien e “demografisë” të vendeve të industrializuara”, nënvizon Musk që përmend rastin e “Kinës e cila do të humbasë 40% të popullsisë së saj. Këshilla ime për të gjithë drejtuesit e qeverisë dhe njerëzit është: sigurohuni që të keni fëmijë për të krijuar një brez të ri”, tha ai.
Elon Musk më pas u bëri thirrje italianëve dhe vendeve të tjera të industrializuara që të kenë fëmijë “përndryshe kultura e Italisë, Japonisë dhe Francës do të zhduket. Ne rrezikojmë të mos i kemi më këto vende. Italia sigurisht që ka kufij por është bërë nga italianët, nga njerëzit”, nënvizoi ai.
Top Channel