Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të Korçës.

Në Dardhë gjatë natës ka rënë mbi 5 cm dëborë. Dëbora ka nisur gjithashtu edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit. Aktualisht po punohet për pastrimin e akseve, ndërsa nuk raportohen probleme deri më tani.

Pritet që shumë turistë të drejtohen drejt këtyre fshatrave turistikë.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira më të përqendruara në relievet malore, ndërsa në zonat malore të vendit ka reshje bore të herëpashershme me intensitet të ulët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA